Më 26 korrik 2025, rreth orës 17:20 në Gostivar, zyrtarët policorë nga Departamenti për Sigurinë e Trafikut Rrugor kanë privuar nga liria personin D.A., 61 vjeç nga Gostivari.
Gjatë ndërmarrjes së masave lidhur me një aksident trafiku në të cilin ai kishte marrë pjesë, është konstatuar se ai drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit. Testimi me alkoolmetër ka treguar prezencën e 1.83 promilëve alkool në gjak.
I dyshuari është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngritet parashtresë përkatëse sipas nenit 297-a të Kodit Penal, për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit motorik”.





