Tetovë, 06 Korrik 2025 – Në orët e hershme të mëngjesit, zyrtarët e SPB Tetovë kanë ndaluar G.S. (42) nga fshati Bërvenicë, i cili po drejtonte një automjet të tipit “Volkswagen Caddy” me targa të Tetovës nën ndikimin e alkoolit.
Pas testimit me alkoolmetër, rezultoi se kishte 2.05 promil alkool në gjak, çka paraqet shkelje të rëndë të rregullave të qarkullimit.
Personi është ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tij do të përgatitet parashtresë sipas nenit 297 A të Kodit Penal për drejtim të pakujdesshëm të automjetit.





