Maqedoni

I jepet fund matjeve të pasakta të rrymës elektrike në Maqedoni? Kërkohet që të vihet në funksion pajisja për kontroll, që qëndronte në bodrum për 7 vjet

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

February 23, 2025, 10:02

Nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale thonë se janë duke punuar në mënyrë aktive në prezantimin e zgjidhjeve sistematike që do të rrisin mbrojtjen e qytetarëve dhe do të sigurojnë transparencë dhe kontroll më të madh në matjen e konsumit të energjisë, përcjell TV21. Lidhur me këtë, njoftojnë se ministrja Sanja Bozhinovska ka kërkuar që Byroja e Metrologjisë sa më parë ta vë në funksion pajisjet e sofistikuara për testim dhe verifikim të njehsorëve (orëmatësve), të cilat, siç njoftojnë, për shkak të mos azhurnimit në vitet e kaluara, kanë mbetur të pashfrytëzuara dhe nuk janë vënë në funksion.

“Bëhet fjalë për një makineri – sistem trefazor për matjen e energjisë elektrike dhe fuqisë, e cila qëndron e pashfrytëzuar në bodrumin e Byrosë për më shumë se 7 vjet. Me vënien në përdorim të kësaj pajisjeje, qëllimi përfundimtar është, përveç verifikimit të njehsorëve, të ekzaminohet edhe saktësia e njehsorëve sipas ankesave të konsumatorëve, gjë që Bozhinovska insiston se duhet të zbatohet për shkak të ankesave dhe kërkesave të shpeshta nga qytetarët”, thonë nga Ministria.

Nga Ministria shtojnë se do të nënshkruhet tender për kontroll të funksionalitetit dhe për trajnim të të punësuarve.

“Me këtë masë, qytetarët do të kenë mundësi të kontrollojnë në mënyrë të pavarur saktësinë e matësve të tyre, direkt në institucion shtetëror. Kjo do të lejojë që çdo dyshim për faturim të gabuar të verifikohet me matje të sakta dhe zyrtare, ku qytetarët të marrin një përgjigje të qartë për gjendjen e instrumentit të tyre. Në të njëjtën kohë, kjo do të përfaqësojë një mekanizëm shtesë të kontrollit mbi kompanitë që instalojnë dhe mirëmbajnë matësit”, shtojnë nga Ministria e Energjetikës./tv21.tv

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_5718
Lazim Destani viziton klubin e Shkëndijes, mesazh mbështetje dhe inkurajimi per skuadrën
IMG_5597
Holandezët rrëzojnë italianët sërish, tash PSV-ja heq Juven
IMG_5413
Inzaghi me pantallonat e grisura kundër Juventusit, imazhet bëhen “virale” në rrjetet sociale
IMG_5411
Berat Jakupi, anëtari i ri në Komitetin Olimpik të Maqedonisë

Më shumë nga kategoria

IMG_5413
Inzaghi me pantallonat e grisura kundër Juventusit, imazhet bëhen “virale” në rrjetet sociale
IMG_5411
Berat Jakupi, anëtari i ri në Komitetin Olimpik të Maqedonisë
IMG_5355
Shkëndija reagon ndaj referimit në duelin kundër Vardarit
IMG_5199
Rinis kampionati elitar, fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, humb Struga
IMG_4947
Vardari refuzon kërkesën e Ballistëve: Nuk jeni të mirëseardhur!
IMG_4717
Pal Dreshaj, presidenti i skuadrës shqiptare në Mal të Zi që e dërgoi në majat e suksesit
IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_6061
Shkup, aksident i rëndë në afërsi të gjimnazit “Zef Lush Marku”
IMG_6059
Mexhiti: Kanali dhe çerdhja në Hasanbeg po bëhen realitet
IMG_6048
Lajmet e rrejshme të BDI-së: Një fushatë frike dhe paranoje ndaj LD-së
IMG_6028
Mickoski për punësimet: Dikush mund të bëjë lista, por deri sa unë jam kryeministër kjo nuk do të ndodhë
IMG_6023
Ministria e Arsimit ka mbyllur edhe një institut tjetër për shkak të parregullësi të shumta
IMG_6021
Përplasjet mes BE- së dhe Trump, ushtria turke përgatitet të marrë një rol kyç në sigurinë e Europës