Në orët e vona të së enjtes, rreth orës 23:15, në rrethrrotullimin e rrugës “Iliria” me “Ilinden” në Tetovë, një i mitur nga fshati Zhelinë është shoqëruar nga policia pasi ka prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive.
Pas procedurave fillestare, ai është dorëzuar prindit të tij, ndërsa do të merret në shqyrtim edhe nga shërbimet sociale nëse do të ketë ndonjë masë edukative.










