I mituri ja vjedh ‘Mercedesin’ tetovarit sa për një gjiro

Para 1 vit

Një i mitur nga Tetova mbrëmë para garazhit në një ndërtesë banimi në Tetovë ka parë një veturë Mercedes në pronësi të 57 vjeçarit Sh.T.T nga Tetova, dhe pa pyetur askënd i ka hypur për tu shëtitur në Tetovë.

Rasti është paraqitur menjëherë dhe efektivët e policisë për një kohë të shkurtër kanë gjetur veturën dhe pas inspektimit e njëjta është kthyer pronarit ndërsa i mituri është dërguar në mbajtje deri në zbardhje të rastit.

Në bazë të të dhënave të grumbulluara policia do të përgatitë edhe parashtresë të parashikuar me ligj.