Java e ardhshme na sjell valën e parë afrikane të nxehtësisë, e cila më në fund do të na sjellë më shumë diell, si dhe temperatura verore, paralajmëron meteorologu Sllavço Poposki.
Gjatë javës së ardhshme, temperaturat do të jenë verore dhe në shumë vende do të ngjiten afër 30 gradë, ndërsa në rajonin e Vardarit do të tejkalojnë 30 gradë.
Reshje pothuajse nuk do të kemi gjatë javës së ardhshme, që do të thotë se – të paktën sipas parashikimeve aktuale – pritet mot disa ditor i qëndrueshëm dhe i thatë, me shumë më tepër diell.
Nga 1 qershori nis zyrtarisht vera klimatologjike.









