Trendy

I punësuari në autoservis dyshohet se ka përvetësuar një automjet zyrtar të kompanisë

Para 3 javë

Njësia e Jashtme për Punë Kriminalistike në Struga ka ngritur kallëzim penal kundër 36-vjeçarit R.B. nga Struga, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “përvetësim”.

I dyshuari akuzohet se më 28 dhjetor të vitit të kaluar ka përvetësuar në mënyrë të paautorizuar një automjet pasagjerësh.

Automjeti ishte në pronësi të një autoservisi në Strugë, ku R.B. ishte i punësuar. Ai më herët kishte autorizim nga pronari i servisit për përdorim të përkohshëm të automjetit për nevoja zyrtare, por më pas ka refuzuar ta kthejë dhe e ka përvetësuar, duke vepruar në kundërshtim me nenin 239 të Kodit Penal.

Trending