Trendy

‘I ra me top bore’, i panjohuri rreh një fëmijë në Gostivar

Para 2 javë

Më 22 janar 2026, rreth orës 21:50, në Stacionin Policor Gostivar, I.U. (40) nga Gostivari ka paraqitur denoncim se djali i saj i mitur është sulmuar fizikisht.

Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15 në rrugën “Vëllezërit Bllazheski”, pasi disa nxënës kishin hedhur topa bore drejt automjetit të një personi, i cili më pas ka sulmuar fizikisht të miturin.

Policia ka nisur hetimet dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorit.

Trending