Trendy

I riu nga Senakosi kapet me marihuanë në Tetovë

Para 9 muaj

Tetovë, 8 korrik 2025 – Në orët e pasdites, saktësisht në ora 18:15, në rrugën “Lubotenit” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë arrestuar personin M.A. (25) nga fshati Senakos i Gostivarit. Gjatë kontrollit fizik, tek ai është gjetur një sasi e lëndës narkotike marihuanë, e cila më pas është konfiskuar si provë materiale.

Personi është ndaluar në stacionin policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të përgatitet parashtresë përkatëse për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Trending