Më 06.05.2026 në ora 18:30, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin B.I. (44) nga Tetova për shkak të dyshimit të bazuar për vjedhje të kryer. Më parë, po atë ditë në ora 14:30, A.L. (44) nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 08:30 para hyrjes së Komunës së Tetovës i është marrë një trotinat elektrik. Pas ndërmarrjes së masave, kryerësi është identifikuar dhe shoqëruar në polici dhe ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.
Trending










