Trendy

Ibrahimi nga Tearca: Dauti nuk ka asnjë aferë korrupsioni – banorët kanë një mundësi të rrallë

Para 7 muaj

Kryetari i Alternativës, njëherit edhe njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, nga Tearca dha një mesazh të qartë për qytetarët, duke theksuar se zgjedhjet lokale janë një mundësi e rrallë për të zgjedhur kandidatin e duhur.

“Banorët e kësaj komune e kanë një mundësi të rrallë për të votuar një kandidat i cili i plotëson të gjitha kushtet për t’i prirë komunës”, tha Ibrahimi, duke theksuar se Daut Memishi nuk ka asnjë aferë korrupsioni.

Ai nënvizoi se këto zgjedhje nuk janë si më parë:
“Risi është në këto zgjedhje është se pushteti nuk vlen me fjalë bosh dhe premtime të zbrazëta, por vijmë duke dëshmuar se pushteti qendror është në shërbim të pushtetit lokal.”

Duke iu referuar çështjeve rajonale, Ibrahimi u shpreh qartë edhe për marrëdhëniet me Serbinë:
“Cili lider e ka takuar Vuçiqin. Për të vetmin se ka shprehur brengë se po e humb pushtetin Vuçiqi është Ali Ahmeti. Andaj Ballkanin e Hapur dhe Vuçiqin nuk e sollëm ne, atë e gjetëm tek Ali Ahmeti”, tha ai.

Trending