Trendy

Ibraimi: “Shqipja nuk është zyrtare, po na quajnë edhe tradhtarë”

Para 1 orë

Orhan Ibrahimi nga Lëvizja Arbëria ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me debatet mbi statusin e gjuhës shqipe në vend, përcjell tetova1

Ai thekson se për më shumë se dy dekada ka shprehur qëndrimin e tij se shqipja nuk ka status të plotë zyrtar, ndërsa vlerëson se kjo çështje vazhdon të jetë temë diskutimi edhe sot.

Në reagimin e tij, ai përmend edhe ish-udhëheqës të vendit si Kiro Gligorov, Branko Crvenkovski, Ljubčo Georgievski, Nikola Gruevski, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, duke i lidhur me debatin për këtë çështje.

Ibrahimi gjithashtu përmend edhe Marrëveshja e Ohrit, duke e lidhur me zhvillimet dhe diskutimet aktuale për të drejtat gjuhësore.

Postimi i plotë:

“Sa “të paditur” paskemi qenë!

Na “falni” neve që për mbi 20 vjet kemi guxuar të themi se shqipja nuk është zyrtare në Maqedoni.

Tragjedia është se këtë “gabim” po vazhdojmë ta bëjmë edhe sot.

Një blasfemi e pafalshme.

Recidivistë të papërmirësuar!

Sepse, sipas kësaj logjike “të re”, ne “pa dije dhe pa dashje”, paskemi bërë e po bëjmë tradhti kombëtare. Nonstop. Pa ndalur.

Si të “çartur”, duke ua kthjellur mendjen Gligorovit, Brankos, Lupços, Gruevskit, Zaevit e, së fundmi, edhe Mickovskit, që shqipja nuk qenka zyrtare!

Sepse ata të sipërpërmendurit Zoti i ka falë “melaqe”!

Dhe tani, për ironi, na del se edhe Marrëveshjen e Ohrit mund ta zhbëjnë prej këtyre të “pagdhendurve”!

Na falni që po ju shqetësojmë dhe po jua prishim rehatinë juve, kultivuesve të bashkim-vëllazërimit.

Ju që e keni nga një “vëlla sllavo-maqedonas”, i cili është i madh në “dërzhavë”, ka përfunduar Ibraimi.”/tetova1.mk

Trending