Në ditën e parë të muajit të shenjtë të myslimanëve, në “Debat Plus”, është ftuar kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame në Pejë, Enes Goga.
Imami Goga, ka folur në detaje për disa nga rregullat e muajit të Ramazanit, që lidhen me agjërimin.
Ramazani filloi, por është njerëzorja e jo besimi im mysliman që më…Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni…Gjykata e Apelit lë në burg Altin Çokun…Presidenti çek vjen me një deklaratë befasuese rreth “pranisë…Kim Kardashian magjeps me elegancën, ndërsa merr pjesë në festën e …
Goga ka treguar se çfarë e prishë dhe çfarë jo agjërimin e besimtarëve.
Disa nga rregullat që ai i përmendi gjenden më poshtë:
“Përdorimi i ushqimit dhe pijes e prish agjërimin, çdo gjë që depërton në lukth, nuk është fjala vetëm për ushqimin dhe pijet, njerëzit mund të konsumojnë edhe ilaçe, çdo gjë që depërton në lukth e prish. Të vjellurit qëllimshëm e prish agjërimin. Ka njerëz që për shkak të ndryshimit të kohës së ushqimit mund të kenë shqetësime të vogla, por nëse vjellja nuk shkaktohet qëllimshëm dhe është e vogël nuk prishet agjërimi, kurse qëllimisht prishet”, ka deklaruar Goga në RTV Dukagjini.
Goga ka thënë se madje as shërbimi i alkoolit nëse e ke profesion nuk e prish agjërimin.
Nëse eventualisht dikush e ka një profesion të tillë ku punon kamarier dhe ai detyrohet të shërbejë gjëra të ndaluara, si alkooli, agjërimi është i tij është në rregull, nuk prishet. Kjo punë me alkool nuk është në rregull, por agjërimi nuk prishet”, vijoi Goga.
Ai tha se agjërimi obligohet te çdo mashkull dhe vajzë kur fillon mosha e pjekurisë, nëse ekziston shëndeti i plotë dhe rrethanat që e mundësojnë një gjë të tillë.