Trendy

Imeri: BDI në vitin 2019, kur kishte pushtetin absolut, e miratoi provimin e jurisprudencës vetëm në gjuhën maqedonase

Para 2 muaj

BDI sot bën zhurmë e ulërima për gjuhën shqipe, ndërsa është vetë autore e padrejtësisë më të madhe ndaj saj.
Në vitin 2019, kur kishte pushtetin absolut, kur kontrollonte Qeverinë, ministritë dhe shumicën parlamentare, BDI miratoi provimin e jurisprudencës vetëm në gjuhën maqedonase. E nënshkroi këtë padrejtësi me dorën e vet, dhe sot guxon të luajë teatër para shqiptarëve.

Të flasë për Kushtetutë e barazi është fyerje për inteligjencën e shqiptarëve. Sepse kur kishte mundësinë, gjuhën shqipe e la jashtë drejtësisë. Jo nga pamundësia, por nga pazari politik. Sot kërkon llogari për një gjendje që mban vulën e vet. Ky nuk është qëndrim parimor, por manipulim për të mbuluar dështimet.

BDI nuk është zgjidhja e problemit, BDI është vetë problemi. Sa herë hap gojën për këtë çështje, vetëm sa e vërteton se për të gjuha shqipe ka qenë dekor, jo e drejtë” – shkruan deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri.

Trending