Trendy

Imeri: Disa njerëz janë të destinuar për opozitë…patriot jo me bateria, por me panel!

Para 3 javë

Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar përmes një postim në facebook ku ka kritikuar opozitën për mënyrën e veprimit dhe qasjen ndaj qytetarëve, përcjell tetova1

Në reagimin e saj, Imeri Stafai thotë se disa njerëz “janë të destinuar për opozitë”, duke shtuar se sipas saj ata nuk mbajnë përgjegjësi dhe nuk përballen me problemet e qytetarëve.

Postimi i plotë:

“Disa njerëz janë të destinuar për opozitë.
E kanë kollaj shumë: s’kanë përgjegjësi, s’ua çan kokën askush për shërbime e probleme të qytetarëve.
Merren me veten, me promovimin personal, me klikime e “like” në Facebook.
Vazhdoni kështu… se duket që aty e keni gjetur veten.
Patriotë jo me bateri, por me panel solar-afatshkurtë.
Aktivizohen vetëm kur u bie dielli”, ka përfunduar Imeri Stafai./tetova1.mk

Trending