Përplasje, tensione ndërpersonale dhe etiketime kanë shënuar edhe mbledhjen e sotme të një komisioni kuvendor, ku në vend të një debati të argumentuar, situata ka degraduar në fyerje dhe akuza të ndërsjella mes deputetëve të shumicës dhe opozitës, përcjell tetova1
Gjatë seancës, deputeti i Frontit Evropian, Blerim Bexheti, është parë duke qeshur dhe ironizuar, çka ka nxitur reagime nga pala tjetër dhe ka rritur tensionet në sallë.
Pas zhvillimeve, ka reaguar publikisht deputetja nga koalicioni VLEN, Saranda Imeri Stafai, e cila përmes një postimi në rrjete sociale ka hedhur akuza të rënda ndaj kundërshtarëve politikë.
Postimi i plotë i Imeri-Stafait:
“Dy personazhe qe pasqyrojne amoralitet, korrupsion dhe gjithçka qe nuk quhet vyrtyt njerzorë, tallen ne komision duke e zgjatur ditën, kur të gjithë presim sot të ikim në shtëpi sa më herët për shkak të festës. Njëri vetëm zgërdhihet kurse tjetri humb kohë duke i përsërit pyetjet. Publik? Blerimi. U knaq!
Keta qe shajnë fe e farë, nënë e motër!
Njeriu kur fundoset, mundohet të marr me vete çfarë gjen.
Asnjë ofendim ndaj deputeteve gra nuk mund të na provokojë dhe të na fus në grackën e tyre!
Ne vazhdojmë ballin lartë e me krenari!
Kurse juve, ju ka mbuluar faqja e zezë!
🤮🤮
#kokaina”, përfundon deputetja Imeri-Stafai./tetova1.mk






