Deputetja e VLEN, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar ashpër ndaj gjendjes në sistemin e drejtësisë në vend, duke theksuar se zvarritjet dhe vendimet e diskutueshme po minojnë besimin e qytetarëve.
Ajo përmendi si shembuj amnistimin e tifogrupit të Tetovës dhe zvarritjen e rastit të Vedatit, si dhe qindra raste të tjera që, sipas saj, vazhdojnë të mbeten të bllokuara në sirtarët e gjykatave.
“Ky është një realitet i hidhur që tregon qartë një sistem drejtësie të kalbur dhe të kapur. Kur drejtësia vonohet, ajo shndërrohet në padrejtësi”, ka shkruar Imeri Stafai.
Sipas saj, këto zhvillime janë dëshmi e nevojës urgjente për reforma të thella në sistemin gjyqësor.











