Trendy

Imeri: Trimëria juaj fillon dhe mbaron te tastiera. Aty jeni “burra”, aty jeni “trima”

Para 2 orë

Deputetja e VLEN, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke kritikuar ashpër sjelljen e disa përdoruesve në hapësirën online, veçanërisht ndaj grave, përcjell tetova1

Në reagimin e saj, ajo vë në pah kontrastin mes imazhit që individët paraqesin në profilet e tyre dhe mënyrës së komunikimit në komente, duke theksuar se “trimëria” e tyre kufizohet vetëm pas tastierës. Sipas saj, shumë prej tyre paraqiten si familjarë të përkryer dhe me vlera të larta morale, por në komentet online përdorin gjuhë fyese dhe mungesë respekti.

Deputetja kritikon këtë fenomen si një formë hipokrizie, duke nënvizuar se është e lehtë të fshihesh pas një profili, por shumë më e vështirë të tregosh sjellje njerëzore dhe respekt në komunikim.

Postimi i plotë:

“Trimëria juaj fillon dhe mbaron te tastiera.
Aty jeni “burra”, aty jeni “trima”, aty jeni gjykatës të botës.

Në profil: familjarë të përkryer, me fëmijë në foto, me citate fetare dhe moral deri në qiell.
Në komente: gjuhë rrugaçësh, epsh pa kontroll dhe mungesë elementare respekti ndaj grave.
Sa e lehtë është të fshihesh pas një fotoje familjare…
Sa e vështirë është të sillesh si njeri.
As burrëria nuk matet me komente anonime.
Mjerim është kur njeriu duket i pastër nga jashtë, por nga brenda është bosh.

Vazhdoj edhe më zëshëm.😊💪🤛”, përfundon deputetja Imeri Stafai./tetova1.mk

Screenshot

Trending