Trendy

Imerlije Saliu shpërthen ndaj BDI-së: Hipokrizi, manipulim dhe përpjekje e ulët për përvetësim

Para 9 muaj

Deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ish-ministrit të Jashtëm të BDI-së, Bujar Osmani, dhe eksponentëve të kësaj partie lidhur me zgjidhjen ligjore për statusin e Medresesë.

“Çfarë hipokrizie!” – shprehet ajo, duke e quajtur reagimin e Osmanit “një përpjekje të ulët për të përvetësuar meritat e të tjerëve” dhe dëshmi se “mashtrimi dhe manipulimi politik janë bërë standard në diskursin e BDI-së”.

Sipas Saliut, BDI-ja gjatë qeverisjes së kaluar e përdori Medresenë si mjet elektoral, duke sjellë një vendim anti-kushtetues para zgjedhjeve dhe më pas, përmes ndikimit në Gjykatën Kushtetuese, e rrëzoi po vetë atë vendim.

“VLEN veproi! Hartuam ligj të mirëfilltë, e miratuam në Qeveri dhe shumë shpejt do ta votojmë edhe në Kuvend. Ky është dallimi midis propagandës dhe punës konkrete”, deklaroi deputetja e VLEN-it.

Ajo nënvizoi se çdo tentativë për të relativizuar këtë arritje është “tallje me dijen, me Medresenë, me besimin dhe me të ardhmen e qindra të rinjve tanë”.

“Kur të votohet ligji në Kuvend, çfarë do të thoni më pas? Të paktën heshtni para së vërtetës”, përfundoi Saliu.

Trending