Trendy

Incident i armatosur në Palmyra: plagosen ushtarë amerikanë dhe sirianë

Para 1 muaj

Disa ushtarë amerikanë dhe sirianë kanë mbetur të plagosur nga të shtënat gjatë një vizite të përbashkët në rajonin shkretinor të Palmyrës në Siri, raporton L’Orient-Le Jour, duke cituar agjencinë zyrtare siriane SANA.

Sipas raportimit, incidenti ndodhi të shtunën, teksa delegacioni po zhvillonte një “inspektim të përbashkët” në zonën që më herët ka qenë nën kontrollin e grupit xhihadist Shteti Islamik.

Agjencia bën me dije se “disa anëtarë të forcave amerikane u plagosën, si edhe dy pjesëtarë të forcave të sigurisë siriane”.

Po sipas të njëjtit burim, personi që hapi zjarr ndaj delegacionit u neutralizua dhe u vra.

Rrethanat e plota të incidentit dhe motivet e sulmit mbeten ende të paqarta.

Trending