Trendy

Incident i rëndë në Tetovë, policia prangos dy të dyshuar

Para 7 muaj

Më 08.09.2025, në ora 19:30, në rrugën “Dimo Gavrovski Kara” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria H.M. (38) dhe R.B. (61), të dy nga Tetova, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se rreth orës 18:30, pas një fjalosjeje të shkurtër, kishin sulmuar fizikisht M.J. (34) nga Tetova, duke përdorur edhe mjete druri.

Ata janë mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet kallëzim përkatës.

Trending