MPB ka njoftuar se dje, në ora 10:00, është raportuar në SPB Shkup se në Gjykatën Themelore të Shkupit, gjatë kontrollit për hyrje, një punonjës i policisë gjyqësore ka gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe një sëpatë në çantën e M.K. (20) nga Shkupi.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të bëhet paraqitja e duhur.