Në orët e para të mëngjesit të sotëm, më 27 qershor, rreth orës 02:30, policia në Gostivar ka ndërhyrë në një lokal nate në rrugën “Braqa Ginovski” ku një 20-vjeçar me inicialet J.M. ka ofenduar dhe poshtëruar zyrtarët policorë që po kryenin detyrën.
Sipas SPB Tetovë, i riu ka përdorur fjalor të pahijshëm dhe ka bërë rezistencë verbale gjatë kontrollit, duke shkaktuar tension në ambient. Ai është arrestuar menjëherë dhe është shoqëruar në stacion policor për procedurat e mëtejshme. Ndaj tij pritet të ngrihen akuza për pengim të personit zyrtar dhe sjellje të pahijshme në vend publik.










