Trendy

Incident në një shkollë fillore në Tetovë, ja detajet

Para 2 orë

Më 17.04.2026, rreth orës 14:55, në SPB Tetovë, 44-vjeçari L.I. nga Tetova ka raportuar se rreth orës 12:00, në një shkollë fillore në qytet, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga një bashkëmoshatar.

Sipas denoncimit, incidenti ka ndodhur gjatë aktiviteteve mësimore, ndërsa deri tani nuk janë bërë të ditura detaje shtesë për shkaqet.
Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Trending