Disa studentë dhe gazetarë u sulmuan fizikisht mbrëmjen e kaluar gjatë një proteste para Teatrit Kombëtar Serb në Novi Sad, njofton N1, përcjell tetova1 duke u thirrur në dëshmi dhe raporte nga vendi i ngjarjes.
Sipas informacioneve, një grup burrash, që sipas dëshmitarëve ishin mes mbështetësve të pushtetit, sulmuan fizikisht studentë, ku të paktën tre prej tyre u lënduan. Personeli mjekësor që u dha ndihmë deklaroi se studentët kishin kryesisht lëndime në kokë, por gjendja e tyre është stabile.
Incidentet ndodhën gjatë një proteste lidhur me përkujtimin e përvjetorit të Matica Srpska, ku foli kryeministri Miloš Vučević, ndërsa fjalimi i mëparshëm i njoftuar i presidentit Aleksandar Vučić ishte anuluar.
Jel za režim ovako izgleda kulturno-umetnički program?
Prava predstava je ispred SNP-a. pic.twitter.com/CmX5Rxny0o— Blokada PFNS ⚖️ (@BlokadaPFNS) February 16, 2026
Sipas dëshmive, policia kishte vendosur kordone mes dy grupeve, por disa studentë arritën të afrohen në platonë para teatrit, ku ndodhi një sulm fizik nga një grup burrash të maskuar. U sulmuan edhe gazetarë që përpiqeshin të dokumentonin ngjarjen.
Një studente deklaroi se ishte fyer dhe sulmuar fizikisht. “Pashë që sulmonin kolegun tim dhe përpiqesha ta mbroja. Atëherë disa burra filluan të më shtynin dhe të më godisnin. Arrita të shpëtoj. Jam në shok, por jam mirë,” tha ajo.
Fakulteti i Filozofisë në Novi Sad njoftoi se katër studentë të tij u sulmuan dhe kërkoi nga institucionet kompetente që të ndërmarrin masa.
Ndërkohë, në rrjetet sociale u publikuan video nga incidentet, dhe disa dëshmitarë pretendojnë se sulmuesit ishin të organizuar dhe ishin sjellë në qytet me autobusa, edhe pse këto pretendime nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.
Incidentet ndodhin në një periudhë me tensione të rritura politike në Serbi, dhe aktualisht nuk ka informacione zyrtare për persona të arrestuar apo procedime të hapura./tetova1.mk
Trenutak kada su građani koji stoje ispred SNP-a napali studente. Policija nije reagovala. Najmanje troje studenata je povređeno. pic.twitter.com/UyTVy62VbJ
— kompas (@kompas_info_com) February 16, 2026










