Trendy

Incident serioz në Kodrën e Diellit – hetime për përplasje mes parkut kombëtar dhe operatorit privat

Para 3 javë

SPB Tetovë po heton një incident të rëndë të ndodhur më 16.01.2026 në Kodrën e Diellit. Sipas denoncimit, rreth orës 08:30 ka pasur konflikt mes punonjësve të Shërbimit të Rojtarëve të Parkut Kombëtar “Mali Sharr” dhe një operatori privat që përdorte makina dëbore (ratrakë).

Rojtarët kanë tentuar të ndalojnë lëvizjen e mjeteve për shkak të mungesës së dokumentacionit përkatës për veprimtari në zonën e mbrojtur. Nga ana tjetër, një përfaqësues i hotelit “Arena” ka denoncuar se u është penguar pa bazë veprimtaria dhe lëvizja pa urdhër me shkrim.

Ndërkohë, udhëheqësia e PK “Mali Sharr” ka denoncuar vepra penale “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, duke deklaruar se disa persona me ratrakë kanë tentuar të shtypin punonjësit e parkut, ku një rojtar është goditur dhe ka pësuar lëndime.

Është raportuar edhe sjellje e supozuar e papërshtatshme e një zyrtari policor në vendngjarje, për çka po vepron Departamenti për Kontroll të Brendshëm dhe Standarde Profesionale.

Trending