Prokuroria kërkon paraburgim ndaj dy vëllezërve, 43 dhe 44 vjeç, të dyshuar për tentativë vrasjeje në fshatin Shishovë. Sipas Prokurorisë, dyshohet se deri tek ky incident ka ardhur pas një mosëmarrëveshjeje në komunikacion.
Më 6 qershor, pranë një autoplaci në fshatin Shishovë, dy vëllezër të moshës 43 dhe 44 vjeç kanë tentuar me paramendim t’i marrin jetën një personi, duke rrezikuar njëkohësisht edhe jetën e dy personave të tjerë. Shkak për ngjarjen ishte një incident i mëparshëm në trafik, ku vëllai i të dëmtuarit dhe i dyshuari i parë, gjatë kalimit me automjete, kishin prekur pasqyrat anësore dhe më pas kishin hyrë në një debat verbal. I dyshuari e kishte kapur për fyti dhe e kishte kërcënuar, por dy dëshmitarë kishin arritur ta qetësonin situatën. Personi i sulmuar më pas e kishte marrë bashkëshorten nga puna dhe kishte telefonuar vëllain e tij për të kontrolluar nëse mund të ktheheshin të sigurt nëpër të njëjtën rrugë. Pranë vendit ku kishte ndodhur incidenti i parë, dy vëllezërit e dyshuar ishin fshehur në një shkurre dhe po prisnin me armë zjarri kalimin e tyre. I dyshuari i parë kishte shtënë dy herë me pistoletë, duke e goditur vëllain e personit të sulmuar në kokë dhe duke i shkaktuar një plagë tangjenciale, ndërsa njëkohësisht kishte rrezikuar edhe dy personat e tjerë”, thonë nga Prokuroria.










