Maqedoni

Incidenti në Kumanovë, Sadiku: Dënoj çdo formë të sjelljes diskriminuese

March 31, 2025, 03:03

Zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiku, ka reaguar në lidhje me incidentin që ka ndodhur gjatë ndeshjes së fundit mes KB Kumanovës dhe KB Çairit. Ajo ka shkruar se ngjarjet që ndodhën mbrëmë gjatë ndeshjes ndërmjet KB Kumanovës dhe KB Çairit janë një kujtesë serioze për domosdoshmërinë e një reagimi të qartë institucional kundër gjuhës së urrejtjes dhe ofendimeve në sport.

“Si zëvendësministre e Sportit, dënoj çdo formë të sjelljes diskriminuese dhe provokimeve që cenojnë sigurinë dhe dinjitetin e sportistëve, trajnerëve dhe tifozëve. Sporti është garë dhe pasion, jo mjet për përçarje. Kërkoj nga Federata e Basketbollit dhe institucionet përkatëse që të analizojnë me seriozitet këtë rast dhe të marrin masa konkrete për të garantuar që çdo sportist të ndihet i sigurt dhe i respektuar, pavarësisht prejardhjes së tij”, ka shkruar Sadiku.

Ajo ka nënvizuar gjithashtu se sporti duhet të jetë shembull i bashkëjetesës dhe barazisë, e cila është përgjegjësi e të gjithëve – dhe mbi të gjitha, e institucioneve.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman

Më shumë nga kategoria

IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_1028
Mexhiti: Qeveria miratoi furnizimin e 120 autobusëve ekologjikë për transportin publik
IMG_1026
Ngritet kallëzim penal kundër 10 punonjësve të njësitetit special EBR
IMG_1024
VLEN shumë me disponim u pa sot në Kuvend – Të gjithë bashkë, edhe në pauzë
IMG_1022
Ibrahimi i qetëson aktivistët: Koalicioni VLEN funksionon në mënyrë më të mirë
IMG_1016
Murtezani: Po punojmë në reformat që do përshpejtojnë integrimin tonë në BE
IMG_1015
ALSAT: Nëse Taravari shkon i vetëm në zgjedhje, ‘vallen’ do ta hedhë me BDI-në?