Trendy

Infrastruktura në Tetovë, lagja Drenoc me rrugë të reja

Para 6 muaj

Lagja Drenoc e Tetovës me rrugë të reja. Komuna e Tetovës, në bashkëpunim me Qeverinë, ka kryer sot asfaltimin e tre rrugëve. Në këtë pjesë të qytetit ku për vite të tëra rrugët ishin të prishura dhe me gropa të shumta, është asfaltuar rreth një kilometër, me një kosto prej mbi 13 milion denarësh. Zëdhënësi i Komunës së Tetovës, Albion Alili tha se kjo rrugë është e një rëndësie të veçantë për banorët, sepse lidh qytetin me rrugën e fshatit malor Xhermë.

“Në këtë pjesë të qytetit u asfaltuan tri rrugë, Savo taseski, Savo Taseski krahu dhe Rruga 195. Është një projekt me kosto prej 13 milion denarësh, ku një pjesë është financuar nga komuna e Tetovës bashkë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Rruga 195 është me gjatësi prej 483 metra, ndërsa rruga Savo Taseski Krahu një, është 134 metra dhe pjesa tjetër 277 metra gjatësi. Deri sa ne po promovojmë këtë segment të rëndësishëm, në Bllok 70 po bëhen përgatitjet e fundit që edhe ajo të promovohet bashkë me rrugën 113 në lagjen “Teqe”, tha Albion Alili. Zëdhënës i komunës së Tetovës. /Alsat.mk

Trending