Trendy

Interes rekord për ndeshjen Shqipëri–Serbi: 200 mijë kërkesa për vetëm 22 mijë bileta

Para 5 muaj

Interes i jashtëzakonshëm për sfidën kualifikuese të Shqipërisë ndaj Serbisë më 7 qershor në “Arenën Kombëtare”. Sipas FSHF-së, janë regjistruar mbi 200 mijë kërkesa për bileta, ndërsa kapaciteti i stadiumit është vetëm 22 mijë vende. Përzgjedhja e tifozëve do të bëhet përmes shortit kompjuterik, pas përfundimit të fazës së prenotimit më 30 maj.

Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, tha për Top Channel se hyrja në stadium do të lejohet vetëm me kartë ID që përputhet me emrin në biletë. Ndërkohë, policia ka marrë masa të rrepta sigurie, duke konsideruar ndeshjen me risk të lartë.

Shqipëria ndodhet aktualisht në vendin e dytë të Grupit K, pas dy ndeshjeve, ndërsa për Serbinë kjo do të jetë sfida e parë në këtë fushatë eliminatore.

Trending