Me humbjen 1-0 në derbin e Italise kunder Juventusit, e vendosur nga një gol i Conceição, Interi humbi mundësine për ta kaluar Napolin në renditje, pasi ky i fundit kishte barazuar te shtunen kunder Lazios ne “Olimpico”.
Në fund te ndeshjes, ishte i dukshem zemërimi i zikalterve teksa largoheshin nga fusha. Nje rast i humbur dhe… pantallonat për t’u hedhur.
Të paktën për Simone Inzaghin. Gjatë transmetimit te drejtpërdrejte, askush nuk e vuri re, por nj video e postuar ne rrjetet sociale u bë menjëherë “virale”.
Simone Inzaghi u kap në kamera duke dhënë udhezime per lojtaret e tij ne vijen anesore, me nje te çare te dukshme ne pjesën e majté te pantallonave. Arsyeja e kësaj “grisjeje” mbetet ende e panjohur. Nderkohe, ne internet, veçanërisht në Instagram dhe TikTok, tifozët nuk e kanë kursyer ironinë.