Pamjet satelitore tregojnë se Irani po shfrytëzon armëpushimin për të nxjerrë lëshues raketash që kishin mbetur të bllokuar në tunele ushtarake nëntokësore.
Sipas analizave, makineri e rëndë është vërejtur në disa lokacione ku, pas sulmeve të mëparshme ndaj hyrjeve të tuneleve, një pjesë e sistemeve raketore kishte mbetur e varrosur.
Besohet se shumë prej këtyre lëshuesve janë mbuluar nga dheu pas goditjeve ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit, ndërsa tani ka sinjale se forcat iraniane po përpiqen t’i riaktivizojnë dhe t’i nxjerrin sërish në sipërfaqe.
Sipas vlerësimeve më të fundit të shërbimeve amerikane të inteligjencës, rreth gjysma e lëshuesve raketorë të Iranit mbeten ende operacionalë dhe të paprekur pas një muaji luftime intensive, raporton CNN, përcjell tetova1.mk
NEW: Satellite images show Iran using heavy equipment to dig out missile launchers trapped in underground tunnels during the ceasefire.
Recent US intelligence estimates that roughly half of Iran’s missile launchers remain intact after a month of fighting.
Many were likely… pic.twitter.com/BFgtdkw6CE
— Clash Report (@clashreport) April 15, 2026










