Iran ka nisur një valë të tretë sulmesh hakmarrëse, duke goditur me dron Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait.
Pas incidentit, autoritetet në Dubai kanë nisur evakuimin e banorëve, të cilët janë strehuar kryesisht në parkingje nëntokësore. Sipas raportimeve fillestare, ka persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë ende në vlerësim.
Zyrtarët nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi shkallën e sulmit apo numrin e saktë të të plagosurve.










