Irani ka kryer një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit mëngjesin e së hënës, duke nxitur lëshimin e sirenave për sulme ajrore në mbarë shtetin, teksa shërbimet e emergjencës kanë raportuar për të paktën pesë të vrarë.
Ben-Dror Yemini, gazetar në Izrael tha në një intervistë për Euronews Albania se Izraeli gjendet përballë një rreziku ekzistencial ndaj të cilit është i detyruar të reagojë.
Ai bëri thirrje që Shqipëria dhe Europa të mbështesë Izraelin në këtë konflikt kundër regjimit iranian që sipas tij duhet të rrëzohet.
“Përgjigja e vendeve evropiane është zero, kjo është ajo që e forcon regjimin iranian. Në këto momente kemi dëgjuar reagimet e Francës, Gjermanisë që më herët kanë qenë në mbështetje të Izraelit por që së fundmi nuk kanë marrë asnjë qëndrim konkret.
Kemi të bëjmë me një vend që fle për shfarosjen e një vendi tjetër, ka një ndryshim të pozicioneve, por që në një mënyrë apo në një tjetër ata janë pro Izraelit. Ne nuk e duam këtë luftë, por javën e kaluar kur u publikua raporti nga agjencia bërthamore se Irani ka shkelur detyrime ndaj OKB.
Gjasat janë që sulmet e Iranit të vazhdojnë. Jemi në kërcënim ekzistencial, jemi të detyruar të përgjigjemi. Shpresojmë dhe lutemi për një zgjidhje paqësore.
Na duhet edhe mbështetja juaj se shumë herë përmendet marrëdhënie e mira mes Evropës dhe Izraelit dhe Evropa nuk mund të qëndrojë më, të ngurojë më, duhet bërë gjëja e duhur kundër këtij regjimi”, tha ai.





