Trendy

Irani i ka dhënë SHBA-së një çmim të rëndësishëm në lidhje me Hormuzin, thotë Trumpi

Para 1 orë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të martën se SHBA-ja po negocion me njerëzit e duhur të Iranit.

I pyetur nga gazetarët gjatë ngjarjes për betimin e sekretarit të tij të ri të Sigurisë Kombëtare, ai ka përsëritur pretendimet e bëra më parë, se Irani nuk ka më marinë, udhëheqës apo radar, dhe e ka quajtur operacionin amerikan një “sukses të jashtëzakonshëm”.

“Po flasim me njerëzit e duhur dhe ata duan shumë të bëjnë një marrëveshje”, ka thënë Trumpi.

Trumpi po ashtu ka thënë se iranianët i kanë dhënë SHBA-së “çmim të rëndësishëm” në lidhje me naftën dhe gazin.

Dhurata, siç e ka quajtur presidenti amerikan, lidhet me Ngushticën e Hormuzit, por ai nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

Sipas tij, kjo tregoi se “kemi të bëjmë me njerëzit e duhur”.

Ai ka deklaruar po ashtu se lufta është e fituar.

 

Trending