Një fokus kyç në konfliktin aktual është Ngushtica e Hormuzit, një rrugë jetike për transportin e naftës me pasoja të mëdha për ekonominë globale.
Analistët kanë paralajmëruar prej kohësh se çdo sulm ndaj Iranit pothuajse me siguri do të çonte në mbylljen e kësaj rruge ujore, duke qenë se Teherani kontrollon qasjen.
Këto paralajmërime tashmë janë bërë realitet, me Donald Trump që po u bën presion aleatëve të NATO-s për të ndihmuar në këtë situatë, ndërsa njëkohësisht këmbëngul se SHBA-ja nuk ka nevojë për ndihmë.
Ndërkohë, kryetari i parlamentit të Iranit ka shkruar në rrjetet sociale se situata në Ngushtica e Hormuzit “nuk do të kthehet në gjendjen para luftës”, raporton skynews, transmenton Sinjali.
Ngushtica është një kalim i ngushtë që lidh Gjirin Persik me Gjirin e Omanit dhe më tej me Detin Arabik dhe Oqeanin Indian.
Ajo është rreth 100 milje e gjatë dhe vetëm 24 milje e gjerë në pikën e saj më të ngushtë, e kufizuar nga Irani në veri dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omani në jug.










