Trendy

Irani po merr masa për të mbajtur nën kontroll trafikun detar në ngushticën e Hormuzit për të ushtruar presion ndaj SHBA-së

Para 4 orë

Kufizimi i kalimit të anijeve synon të mbajë çmimet e naftës të larta, në mënyrë që Teherani të hyjë në negociatat e ardhshme me SHBA me më shumë leverage për të kërkuar lëshime.

Zyrtarë iranianë kanë deklaruar se nuk do të lejohet kalimi i më shumë se 15 anijeve në ditë nëpër ngushticë, ndërsa para luftës kalonin rreth 140 anije në ditë.

Autoritetet portuale iraniane kanë publikuar edhe një grafik që udhëzon anijet të përdorin rrugë të caktuara hyrëse dhe dalëse, të koordinuara me marinën e Gardës Revolucionare (IRGC), duke i futur trafikun ndërkombëtar në ujëra të kontrolluara nga Irani. Jashtë këtyre korridoreve, anijet paralajmërohen se rrezikojnë të godasin mina detare.

Trending