Trendy

“Irani qëndron i bashkuar kundër armikut”

Para 3 orë

Zëdhënësi i presidencës së Parlamentit iranian, Abbas Goudarzi tha se Irani qëndron “i bashkuar kundër armikut” mes tensioneve të vazhdueshme me SHBA-në dhe Izraelin, raportoi sot Agjencia shtetërore e lajmeve, transmeton Anadolu.

“Nuk kemi dallime, jemi një komb dhe qëllimi ynë është një. Të përbashkëtat tona i tejkalojnë shumë dallimet që ekzistojnë”, citon IRNA të ketë thënë Goudarzi.

“Roli i popullit është i rëndësishëm. Populli e bën sheshin më të gjallë dhe mbështet ekipin negociator dhe diplomacinë. Prania e popullit mund të ndikojë gjithashtu në rezultatin e negociatave me SHBA-në”, tha ai.

Vërejtjet e Goudarzit erdhën pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump zgjati javën e kaluar atë që fillimisht ishte një armëpushim dy-javor i ndërmjetësuar nga Pakistani me Iranin që filloi më 8 prill. Trumpi tha se do të pezullojë veprime të mëtejshme derisa udhëheqja iraniane të mund të paraqesë qëndrim të unifikuar në tryezë.

Trending