Garda Revolucionare e Iranit, bën me dije se se ka rrëzuar një tjetër avion luftarak amerikan F-35, ndërsa po fluturonte mbi Iranin qendror.
Një postim në Telegram nga Agjencia e Lajmeve Fars e IGRC-së tha se avioni ishte “shkatërruar plotësisht dhe u rrëzua”. Piloti besohet se nuk i ka mbijetuar sulmit, për shkak të dëmtimeve të rënda që pësoi avioni.
Agjencia iraniane e lajmeve Mehr tha se ishte e pamundur që piloti të arrinte të shpëtonte për shkak të “shpërthimit të fuqishëm” nga rrëzimi.
Komanda Qendrore e SHBA-së nuk iu përgjigj menjëherë postimeve, por kundërshtoi një pretendim të mëparshëm nga IGRC se kishte rrëzuar një avion luftarak amerikan.
Që prej nisjes së luftës Irani ka ndërmarrë vazhdimisht sulme për rrëzimin e avionëve amerikanë.










