Trendy

Irani: Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit janë “krime lufte”

Para 2 muaj

Irani tha se po kërkon t’i mbajë SHBA-në dhe Izraelin përgjegjës për vrasjen e lidershipit të tij, duke i quajtur veprimet shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe “krime lufte”, transmeton Anadolu.

Në një intervistë për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei tha se çështja shtrihet përtej Iranit dhe shqetëson komunitetin më të gjerë ndërkombëtar.

“Ne duhet ta bëjmë këtë. Dhe mendoj se jo vetëm Irani, por i gjithë komuniteti ndërkombëtar po kërkon llogaridhënie. Sepse ajo që kanë bërë SHBA-ja dhe Izraeli është krim kundër paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Është krim lufte, krim kundër njerëzimit”, tha Baqaei.

Ai theksoi se veprimet shkelin parimet e përcaktuara në Konventat e Gjenevës, duke vënë në dukje se të gjitha shtetet janë të detyruara të respektojnë dhe të sigurojnë respektimin e së drejtës ndërkombëtare humanitare.

“Meqenëse mizoritë e kryera nga SHBA-ja dhe Izraeli shkelin këto parime, besoj se të gjitha shtetet anëtare të OKB-së duhet të bëjnë thirrje që SHBA-ja dhe Izraeli të mbahen përgjegjës”, tha ai.

Trending