Ushtria iraniane ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm në doktrinën e saj ushtarake, duke kaluar gradualisht nga një qasje kryesisht mbrojtëse drejt një strategjie më sulmuese.
Gjeneral brigade Mohammad Akraminia, zëdhënës i ushtrisë iraniane, deklaroi për agjencinë shtetërore IRNA se ndryshimi është rezultat i mësimeve të nxjerra nga konfliktet e fundit.
Sipas tij, strategjia e re parasheh reagime më të shpejta dhe më të gjera ndaj sulmeve, si dhe përdorimin e operacioneve parandaluese.
Akraminia foli edhe për mundësinë e një ndërhyrjeje tokësore amerikane në Iran, duke deklaruar se ushtria ka hartuar një plan shpërblimesh për vrasjen ose kapjen e ushtarëve amerikanë që do të hynin në territorin iranian.
Sipas tij, pjesëtarët e forcave të armatosura ose civilët që posedojnë ligjërisht armë gjuetie do të mund të përfitonin 5 miliardë tomanë, rreth 26 mijë dollarë, ndërsa shuma do të dyfishohej nëse veprimi do të kryhej nga një grua.
Zëdhënësi iranian tha gjithashtu se arma e përdorur do të blihej nga ushtria për dyfishin e vlerës së saj dhe do të ekspozohej në një muze ushtarak, ndërsa pronarit do t’i sigurohej një armë zëvendësuese.











