Në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut po ndodhin lëvizje që flasin më shumë se çdo fjalë. Ish truproja më besnike e Ali Ahmetit, luftëtari i dy UÇK-ve, Faredin Bushi, i njohur ndryshe si LUKI, ka vendosur të rreshtohet në krah të njërit prej udhëheqësve të koalicionit qeverisës VLEN, Izet Mexhitit.
Bushi ka qenë truprojë personale e Ali Ahmetit që nga themelimi i BDI-së. Për gati dy dekada, Ahmeti nuk është shfaqur në asnjë aktivitet publik pa praninë dhe kujdesin e Lukit. Por kjo besnikëri përfundoi para katër vitesh, duke lënë pas një simbolikë të fortë të ndarjes së rrugëve.
Ndryshe nga shumica e njerëzve të rrethit të parë të Ahmetit, të cilët në dy dekada pushtet u shndërruan në milionerë e u pasuruan në kurriz të popullit, Faredin Bushi mbeti i thjeshtë. Sot ai jeton në Tetovë, në një banesë me qira, si dëshmi e qartë se nuk u bë pjesë e pasurimit të paligjshëm dhe korrupsionit që e ka karakterizuar BDI-në gjatë këtyre viteve.
Bashkimi i Lukit me Mexhitin shihet si një goditje morale për Ali Ahmetin dhe BDI-në opozitare, duke treguar se edhe njerëzit më të afërt dhe besnikë dikur, tashmë e kanë kuptuar se rruga e tyre nuk ka më të ardhme.
Ky hap i Bushit jo vetëm që i jep forcë koalicionit qeverisës VLEN, por njëkohësisht demaskon fytyrën e vërtetë të një partie që ka braktisur idealet për interesa personale.










