Maqedoni

ISHP: Në muajin korrik janë raportuar 250 raste me COVID-19

Autori

Autori

Portali Tetova

August 12, 2024, 01:08

Gjatë muajit korrik janë raportuar gjithsej 250 raste me Covid-19 në mbarë vendin. Krahasuar me muajin paraardhës qershor, është regjistruar një rritje e dhjetëfishuar e numrit të rasteve të raportuara me Kovid-19, si dhe krahasuar me muajin korrik 2023.

Nga të sëmurët në korrik 2024, numri më i madh – 148 janë raportuar nga Shkupi, ndërsa incidenca më e madhe (43.0/100.000) është regjistruar në Kavadar, thuhet në njoftimin mujor të Institutit për Shëndet Publik (ISH) për lëvizjen e sëmundjeve akute infektive për muajin korrik, publikuar pasditen e sotme.

Gjatë muajit është regjistruar një person i vdekur i lidhur me Covid-19. Numri më i madh i pacientëve është regjistruar në grupmoshën mbi 60 vjeç dhe në fëmijët deri në nëntë vjeç.

“Në laboratorët që kryejnë testime molekulare dhe antigjenike për praninë e SARS-CoV-2, gjatë muajit korrik janë testuar gjithsej 906 materiale, duke e dyfishuar numrin e të testuarve në krahasim me muajin e kaluar – 409. Që nga fillimi i pandemisë më 31 korrik 2024, janë raportuar gjithsej 350.875 raste të konfirmuara të Kovid-19 (I=19,103.4/100,000) dhe 9.992 vdekje (Mt= 544,0/100,000; CFR=2.8%)” sqarohet në raportin e ISHP-së.

Atë muaj në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 1500 të sëmurë nga sëmundjet akute infektive – duke përjashtuar Kovid-19, gripin, tuberkulozin, AIDS-in, AFP-në dhe bartësit kronikë të hepatitit B dhe C dhe HIV, me një incidencë totale prej 81.7 për 100.000 banorë.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo
IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”
IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij

Më shumë nga kategoria

IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC
IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo
IMG_1840
Rasti makabër në Sllatinë/Babai merret në pyetje si i dyshuar
IMG_1834
MPB jep detaje për rastin në Sllatinë të Tetovës!
IMG_1826
A e dini cila është Macedonia amerikane dhe ku gjendet ajo?
policia-mk-stop-780x439-1-696x392
Dy persona gjendet të vdekur në Sllatinë të Tetovës
IMG_1817
Dita e premte ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut

DIASPORA