Trendy

Islami: Bashkëpunim dhe mbështetje për studentët shqiptarë

Para 3 orë

Kryetari i Komunës së Dollnenit, Blerim Islami, zhvilloi një takim me kryetarin e Unionit Studentor Shqiptar, Agron Amiti, ku u diskutua për sfidat me të cilat përballen studentët shqiptarë.

Gjatë takimit u shkëmbyen ide për projekte të reja dhe forma të bashkëpunimit me qëllim fuqizimin e rolit dhe zërit të studentëve në jetën akademike dhe shoqërore.

Islami theksoi rëndësinë e mbështetjes së të rinjve, duke vlerësuar energjinë, vizionin dhe potencialin e tyre për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe krijimit të mundësive më të mira për studentët.

Trending