Pas një pushimi njëvjecar nga futboll aktiv, sulmuesi me përvojë Izair Emini vendosi të vesh përsëri këpucët e tij dhe të ndihmoj klubin e vendlindjes “Jehona 96” nga fshati Përshevcë të Tetovës.
Emini është një emër i njohur në futbollin tonë dhe më gjerë. Me mbi 200 paraqitje në Ligën e Parë të Maqedonisë, ai la një gjurmë të fortë në kampionatin vendas. Ai e ndërtoi karrierën e tij në disa klube si: Renova, Shkëndija, Voska Sport dhe Besa 1976, dhe jashtë vendit luajti për Kukësin nga Shqipëria dhe Dritën e Kosovës.
Në maj 2024, pas një sezoni të përfunduar me sukses në të cilin siguroi një ngjitje historike në elitë me Besën 1976, ai vendosi t’i jepte fund karrierës së tij profesionale si lojtar, por, megjithatë, dashuria e tij për futbollin dhe klubin e vendlindjes e bëri të kthehej në fushë.
Jehona 96, një ekip që garon në Ligën Komunale të Tetovës – pjesë e ligës së katërt të Maqedonisë – e përfundoi kampionatin në vendin e katërt sezonin e kaluar. Me ardhjen e sulmuesit me përvojë, klubi tani ka ambicie të reja. Emini do të festojë ditëlindjen e tij të 40-të në tetor. (Open-TV)










