Nga konventa promovuese e koalicionit VLEN në Shkup, Izet Mexhiti i është përgjigjur drejtpërdrejt Ali Ahmetit, pasi ky i fundit i quajti “zagarë të VMRO-së” shqiptarët që votuan për VLEN-in.
Mexhiti theksoi se përgjigja e tij vjen prej burrnisë dhe jo prej tutës. “Nuk po ua kthejmë prej burrnisë, e jo prej tutës, sepse shkupjani nuk tutet. Kur e lyp nevoja, shkupjani e len qeverinë e del në mejdan!”, deklaroi ai para të pranishmëve.
Ky reagim u prit me duartrokitje nga mbështetësit e VLEN-it, duke thelluar edhe më tej përplasjen politike mes dy blloqeve shqiptare në Maqedoninë e Veriut.





