Trendy

Izet Mexhiti jep lajmin e madh:Kampusi “Nëna Terezë” dhe parkingu në Sheshin Skënderbej marrin dritë jeshile!

Para 7 muaj

Ndërtimi i Kampusit Universitar “Nëna Terezë” dhe i parkimit nëntokësor në Sheshin Skënderbej po bëhet realitet. Për këto projekte të mëdha janë siguruar 65 milionë euro nga buxheti shtetëror, njoftoi zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti. Sipas tij, realizimi i këtyre projekteve do të fillojë shumë shpejt.

“Të gjitha janë të përgatitura për fillimin e tyre. Këto investime do të sjellin përfitime afatgjata për studentët, qytetarët dhe zhvillimin ekonomik të Shkupit. Në këtë drejtim, sot zhvilluam një takim të rëndësishëm me ministrin e transportit, Aleksandar Nikolovski, drejtorin e Inspektoratit të Ndërtimtarisë dhe përfaqësues të Komunës Çair, ku u dakorduam për hapat konkretë që do të sigurojnë fillimin e menjëhershëm të këtyre projekteve.

Këto investime vendosin themele të reja për modernizimin urban dhe arsimor të qytetit tonë, duke shënuar një moment kyç për zhvillimin strategjik të Shkupit. Me këtë përkushtim, hapim një fazë të re ku vizioni për një qytet funksional, inovativ dhe zhvillimor po kthehet në realitet. Falë koordinimit ndër-institucional dhe përkushtimit të përbashkët, shumë shpejt do të fillojë realizimi në terren i këtyre projekteve me rëndësi kombëtare dhe strategjike.

Ne po i përmbushim premtimet dhe po e kthejmë vizionin në realitet!”, shkroi Mexhiti.

Trending