Trendy

Izet Mexhiti reagon ashpër ndaj largimit të Arben Taravarit nga Qeveria

Para 1 muaj

Kreu i Lëvizjes VLEN, Izet Mexhiti, ka reaguar me tone të ashpra në Facebook pas vendimit të Arben Taravarit për t’u larguar nga Qeveria dhe për t’u bashkuar me opozitën shqiptare.

Në një postim të gjatë, Mexhiti e akuzon Taravarin për tradhti ndaj procesit të ndryshimit dhe ndaj votuesve që i besuan atij. “Ti nuk e solle ndryshimin. Ti e pengove ndryshimin,” shkruan Mexhiti, duke e akuzuar Taravarin se po kthehet jo te populli, por “te lista e zezë”.

Mexhiti e cilëson vendimin e Taravarit si një mashtrim të hapur ndaj anëtarësisë së Aleancës për Shqiptarët dhe një zhgënjim për të gjithë shqiptarët që e mbështetën ndryshimin. “Ti nuk je heroi i kësaj historie. Ti je dëshpërimi i çdo shqiptari – intelektual apo i paarsimuar, punëtor ose afarist, burrë a grua,” thekson ai.

Në përfundim të reagimit, Mexhiti bën thirrje për bashkim rreth VLEN-it, duke e quajtur këtë lëvizje si “busullën politike të ndryshimit” dhe duke i ftuar të gjithë të zhgënjyerit të bashkohen me ta.

Trending