Trendy

Izet Mexhiti: VLEN-i unik, partitë tjera ndryshojnë emra për shkak të krizës së identitetit

Para 8 muaj

Zv/kryeministri dhe njëherësh një nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, gjatë inspektimit të punimeve për përfundimin e fazës së parë të kanalit të Haraçinës, ka theksuar se VLEN-i është unik dhe më i konsoliduar se kurrë më parë.

“VLEN-i ka qenë VLEN edhe para një viti, ndërsa ata që ndryshojnë janë partitë opozitare. Të tjerët i ndrojnë emrat – herë Fronti Evropian, herë Fronti Kombëtar, tash AKI… nuk po i mbaj mend. Ata kanë problem me identitetin”, deklaroi Mexhiti.

Ai shtoi se brenda këtyre koalicioneve ka përplasje të forta dhe largime të dukshme të partnerëve. “U largua partia turke, e cila ka qenë parti serioze me diku 20 mijë vota, u largua Menduh Thaçi, dhe ditëve në vijim do të shohim të tjera zhvillime”, tha Mexhiti.

Sipas tij, VLEN është më i bashkuar se kurrë më parë, gjë që sipas tij dëshmohet edhe me kandidaturat që koalicioni ka propozuar për zgjedhjet e tetorit.

Trending