Trendy

Izraeli i ka intensifikuar sulmet kundër Iranit, duke shënjestruar qendrën kërkimore detare iraniane!

Para 2 orë

Lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në muajin e dytë, ndërsa pas mbylljes efektive të Ngushticës së Hormuzit nga Irani, që tronditi tregjet botërore të energjisë, tashmë po kanoset një kërcënim i ri. Bëhet fjalë për mbylljen eventuale të një ngushtice tjetër në Detin e Kuq, Ngushticën Bab al-Mandab, që sipas ekspertëve është një tjetër rrugë kyç detare në Lindjen e Mesme.

Nëpër këtë Ngushticë, sipas administratës amerikane, kalon rreth 6 për qind e tregtisë botërore të Naftës. Bab al-Mandab është një kalim i ngushtë për anijet që hyjnë ose dalin nga Deti i Kuq, ndërkaq pjesa më e madhe e bregdetit të Jemenit kryesisht kontrollohet nga rebelët Huthi, një grup i armatosur që mbështetet nga Irani, e që së fundmi i është bashkuar Iranit në luftë.

Rebelët Huthi të Jemenit, e kanë thelluar përfshirjen në luftën në Lindje të Mesme, duke nisur valë të dytë raketash kundër Izraelit brenda 24 orësh, teksa Teherani ka thënë se do t’iu japë leje anijeve nga kombet “joarmiqësore” që të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Një ditë më parë, Pakistani u bë vendi që Irani i lejoi qasjen në Hormuz. Ministria e Jashtme e Pakistanit ka thënë se Irani është pajtuar për t’i lejuar 20 anije pakistaneze që të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, përkatësisht nga dy brenda ditës.

Ndërkohë derisa Ngushtica e Hormuzit vazhdon të mbetet e mbyllur, lufta në Lindjen e Mesme po zhvillohet në disa fronte. Përveç sulmeve në Iran, Izraeli e ka nisur edhe një fushatë ushtarake tokësore dhe ajrore në Liban.
Presidenti i Iranit, ka kërcënuar me hakmarrje kundër shteteve rajonale, nëse goditen qendrat iraniane infrastrukturore dhe ekonomike.

Ndërkohë, mediat amerikane raportojnë se Pentagoni po punon në planet për disa javë të operacioneve tokësore në Iran, teksa Trump ka kërkuar dërgimin e mijërave forcave tokësore në Lindje të Mesme për të përforcuar forcën prej 50.000 trupash amerikane që veçse janë në atë rajon.

Trending